Strategjitë e Marketingut Dixhital
Strategjitë e Marketingut Dixhital
Ky Trajnim Ka Si Qëllim Të Zhvillojë Aftësitë e Stafit Të Marketingut & Shitjes, Për Të Fituar Më Shumë Klientë dhe Krijuar Një Strategji Fituese Për Biznesin Tënd!
Në botën dixhitale që po jetojmë, nuk mjafton më të kesh produktin më të mirë për të arritur sukses. Duhet të kesh edhe marketingun më të mirë për të fituar. Duke ndjekur këtë trajnim, do të mësosh hap pas hapi si të krijosh dhe implementosh një strategji marketingu, shitjeje dhe komunikimi dixhital për të bërë më shumë klientë potencialë të njohin, pëlqejnë dhe besojnë brandin tënd.
Nëse synon të bëhesh profesionist në marketingun dixhital, ky trajnim është për ty!
Përgjatë këtij trajnimi do të zbulosh strategji komunikimi dhe shembuj praktikë të fushatave të suksesshme dixhitale. Do të rrisësh njohuritë, aftësitë dhe kompetencat për të menaxhuar në mënyrë të efektive mediat sociale, për të rritur audiencën, brandin dhe shitjet e biznesit tënd.
Qëllimi i Trajnimit
Do të mësosh si të menaxhosh në mënyrë efektive komunikimin përmes mediave sociale për të bërë më shumë klientë potencialë të të njohin, pëlqejnë dhe besojnë. Gjithashtu, do të njihesh me mënyra dhe shembuj praktikë si mund të rrisësh brandin dhe gjenerosh klientë potencialë përmes platformave kryesore dixhitale.
Temat e Trajnimit
Rëndësia dhe Avantazhet e Marketingut Dixhital
Statistika rreth Audiencës në Google, Facebook, Instagram dhe LinkedIn në Shqipëri.
Strategjia e Marketingut dhe Komunikimit Dixhital
Strategjia e Shitjes Përmes Mediave Sociale (Social Selling)
Strategjia e Gjenerimit të Klientëve Potencialë Online (Lead Generation)
Menaxhimi i LinkedIn në Mënyrë Efektive nga Stafi Për të Rritur Brandin.
Targetimi i Klientëve në Platformat Dixhitale.
Ndikimi në përgatitjen dhe nxitjen e psikologjisë së blerjes.
Krijimi i Marrëdhënieve Efektive Në Mediat Sociale për të Konvertuar Audiencën në Klientë Blerës dhe Promotorë të Kompanisë.
Strategjia e Marketingut, Shitjes dhe Komunikimit Dixhital Për Të Zhvilluar Biznesin!
Url: View Details
What you will learn
- Si të ndërtoni një strategji efektive të marketingut dixhital për të gjeneruar vazhdimisht klientë.
- Hapat për të implementuar planin e marketingut dhe strategjinë e komunikimit dixhital.
- Si të krijoni një sistem për të gjeneruar klientë potencialë vazhdimisht (Lead Generation).
Rating: 5
Level: Intermediate Level
Duration: 2 hours
Instructor: Renato Civili
Courses By: 0-9 A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z
About US
The display of third-party trademarks and trade names on this site does not necessarily indicate any affiliation or endorsement of coursescompany.com.
View Sitemap